Bimo: Nëse Shqipëria përballet me kërcënim sigurie, NATO do të vijë në ndihmë

Nga Xh M
229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 prill Zhurnal.mk – Në emisionin “3D”, nga Alban Dudushi, ish-ambasadori Roland Bimo deklaroi se Shqipëria mund të mbështetet te NATO në rast të një kërcënimi të sigurisë.

Sipas tij, Europa po përballet me vështirësi serioze në mbrojtjen e vlerave themelore mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon.

“Kam bindjen se Europa nuk është në gjendje të mbulojë vlerat mbi të cilat është ndërtuar dhe mbi të cilat jeton. Nëse nuk i del dot përballë presidentit të Amerikës dhe t’i thotë që këto janë vlerat mbi të cilat funksionojmë ne, jo ato që thoni ju, nuk ka sesi të mbijetojë vetë si Europë, jo më si NATO. NATO shihet si një instrument që ka përdorur Amerikën, si ai gjiganti “budalla” i përdorur nga një gishto i zgjuar.

Ai shtoi se dikush duhet të ketë guximin t’i thotë presidentit amerikan Donald Trump se aleanca është një organizatë mbrojtëse, dhe jo një mjet njëanshëm.

“Dikush duhet të ketë guximin t’i thotë Trump që aleanca është organizatë mbrojtëse. Nëse ti merr një sulm të paprovokuar, nuk kanë guxim t’i thonë Trump: “Mbaje vendin aty ku je, sepse në shtëpinë tonë jemi ne zot”. Deri sa të vijë kjo kohë, do të dojë shumë e shumë”, tha Bimo.

Ai vuri në dukje se Nëse Shqipëria përballet me kërcënim sigurie, NATO do të vijë në ndihmë.

“Shqiptarët dhe ata që kanë në dorë vendimmarrjen në Shqipëri nuk duhet të kenë asnjë iluzion se, nëse vendi përballet me një kërcënim sigurie, organizata do të vijë në ndihmë të vendit”, theksoi ish-ambasadori.

Bimo u referua edhe te mesazhi që Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë vendeve baltike: “Nuk do të digjemi për hatrin tuaj. Mos bëni provokime me Rusinë, sepse nuk kemi ndërmend të përfshihemi për këtë arsye”.

Sipas tij, kjo do të thotë se kush mendon se mund të avancojë interesat kombëtare vetëm duke u mbështetur te anëtarësimi në NATO, me ekipin aktual qeveritar amerikan, nuk do ta ketë kollaj.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër