Bojkoti i opozitës, Balla: Askush nuk mund ta marrë peng Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

Nga D. V.
751 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, duke theksuar se as shumica dhe as opozita nuk kanë të drejtë të bllokojnë funksionimin e këtij institucioni.

Balla u shpreh se, mbledhjet e këshillit do të zhvillohen pavarësisht mungesës së përfaqësuesve të caktuar politikë, duke nënvizuar se pjesëmarrja është përgjegjësi individuale.

Ai përmendi edhe mungesën e bashkëkryetares Jorida Tabaku, duke thënë se vendi i saj në tryezë është i garantuar, por mosprania nuk mund të pengojë punën e Këshillit.

Sipas Ballës, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është një forum unik ku bëhen bashkë institucionet më të larta të shtetit, opozita, shumica, drejtësia dhe shoqëria civile për të diskutuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Ai kritikoi bojkotin e opozitës me argumentin e protestave politike, ndërsa përmendi edhe shqetësimet e ngritura nga zyrtarë europianë lidhur me mungesën e opozitës në proceset integruese.

“Nuk ka një tryezë tjetër si kjo, ku të mblidhen Presidenti i Republikës, qeveria, drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe shoqëria civile. Askush nuk mund ta marrë peng këtë Këshill”, deklaroi Balla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër