Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë një nga çiftet që kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave rozë, ndërsa fansat e tyre ndjekin me interes momentet e ndryshme nga jeta e çiftit.
Së fundmi, dyshja ka ndarë me ndjekësit një lajm të veçantë, duke bërë të ditur se kanë ndërmarrë një hap të ri në jetën e tyre.
Brikena dhe Mateo kanë vendosur të adoptojnë një qen, duke i shtuar kështu një tjetër anëtar familjes së tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur Brikena përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar në “story” një fotografi të Mateos duke pozuar para kamerës së bashku me qenushin e tyre të ri.
Foto: Brikena Selmani / Instagram
Edhe pse çifti ka vendosur ta ndajë këtë moment të veçantë me ndjekësit, derisa kanë zbuluar emrin me të cilën e kanë pagëzuar.
“Mirë se erdhe Diva, emrin ia ka lënë Mateo”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.
Me këtë hap të ri, çifti duket se po shijon një tjetër moment të bukur së bashku, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të përshtatet Diva me jetën e tyre të përditshme.

