Motori përplaset me veturën në Dobrosht, lëndohen dy persona

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Më 28.09.2026 në orën 13:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Jazhincë Tetovë, në fshatin Dobrosht, ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një motoçiklete me targa të Tetovës, e drejtuar nga S.M. (41) nga fshati Dobrosht dhe një automjeti udhëtarësh “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.I.E. (34) nga fshati Dobrosht, përcjell Pa Censurë. Në aksident, me lëndime të rënda trupore kanë pësuar S.M. dhe bashkëudhëtari i tij D.N. nga fshati Gllogjë, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër