Bujar Osmani thotë se i “informoi përfaqesues ndërkombëtar” për natyrën e protestave të studentëve

Nga D. V.
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 Prill, Zhurnal.mk – Ish-Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, tha sot për mes Facebookut se paska informuar “përfaqësues ndërkombëtar” se qeveria po tenton që të devijoi natyrën e protestës së djeshme të studentëve të juridikut për provimin e jurisprudencës.

“Sot informova përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar mbi përpjekjet e Qeverisë për të paraqitur në mënyrë të shtrembëruar natyrën e protestave studentore, duke i etiketuar ato si të motivuara partiakisht dhe duke krijuar një perceptim të pasaktë për realitetin në vend. Theksova se këto përpjekje për të orientuar gabimisht partnerët ndërkombëtarë nuk reflektojnë shqetësimet reale të studentëve, të cilat lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e të drejtave ekzistuese,” ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në FB.

Osmani nuk tregoi në tekstin e tij se cilët janë ata “përfaqësues ndërkombëtar” që i ka “informuar”.

“Në këtë kontekst, sqarova edhe interpretimet e pasakta mbi opinionin e Komisionit të Venecias. Opinioni i marsit 2025 nuk trajton kufizimin e të drejtave gjuhësore dhe nuk i referohet legjislacionit tonë, por fokusohet në aspektet praktike të zbatimit, si kostoja dhe mbështetja logjistike, duke theksuar se këto janë standarde minimale që duhet të plotlsohen,” tha ish-ministri.

“Në një moment kur kërkohet zbatim i plotë i të drejtave, është thelbësore që komunikimi me komunitetin ndërkombëtar të bazohet në fakte dhe në paraqitje të drejtë të realitetit,” vazhdoi ai.
Teksti i Bujar Osmani, vjen pak momente pasi që Kryeministri Hristijan Micskoski u tha sot gazetarëve se partitë opozitare shqiptare, përkatësisht funksionarët dhe aktivistët e tyre me prezencën e tyre dje në protestën në një farë mënyrë i dhanë “konotacion poltitik” protestës, e pos kësaj Mickoski akuzoi opozitarët shqiptarë së po tentojnë destabilzim të vendit përmes përplasjeve për çështjen e provimit të jurisprudencës të cilin studentët shqiptarë të juridikut e kërkojnë ta japin në gjuhën shqipe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër