Bujqit të revoltuar: Mungesa e vaksinave kundër lisë rrezikon dhentë në Malin Sharr

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator Zhurnal.mk – Mungesa e vaksinava kundër lisë së dhenve, rrezikon të zhdukë nga Mali Sharr edhe pak ato kope që kanë mbetur. Kështu thonë bujqit të cilët të mllefosur kërkojnë zgjidhje nga ana e institucioneve.

Madje Asociacionet e bujqive të Sharrit dhe të Kumanovës, shprehën revoltën e tyre ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për mosfurnizimin me vaksina kundër lisë së dhenve.

Nëse nuk ndodh vaksinimi, humbjet do jenë shumë të mëdha thotë drejtuesja e Asociacionit të Bletorëve nga Kumanova.

“Humbjet edhe në këtë moment janë shumë të mëdha , jo vetëm për blegtorët por për gjithë ekonominë e vendit, andaj apeloj të bëhet analiza afat gjate, çndodh nëse kemi eksport më të madh të deleve dhe çndodh tani në moment. Numrat momental duhet t’i analizojnë dhe t’i dyfishojmë sa do sjell kjo për ekonominë, futja e devizave apo BPV-në, dhe të shohim çmund të përmirësojmë se e keqja gjithnjë shkon në rritje e sipër”, tha Milena Veliçkoviq.

Në mungesë të vaksinave nga ministria dhe AUV-ja, blegtorët sot në takim me drejtuesit e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, kërkuan ndihmë në parandalimin e qarkullimit rreth vijës kufitare me Kosovën ku sëmundja është e përhapur, me qëllim mbrojtjen nga kjo sëmundje.

“Bashkë me policinë kufitare do angazhohemi me masa të përforcuara për lëvizjen e kafshëve, njerëzve por edhe mjeteve motorike sepse që të gjitha këto janë mundësi për bartjen e sëmundjes”, tha Milorad Andrijeski.

Ndryshe, nga lija e dhenve, në Maqedoninë Lindore ngordhën mbi dhjetë mijë dele si pasojë e mos marrjes së masave për vaksinim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër