Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës

Nga Xh M
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 gusht Zhurnal.mk – Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelennskyy në Serbi, të cilën vizitë, ka thënë ai, duhet kuptuar në kontekstin e luftës me të cilën po përballet Ukraina.

Por, megjithatë, shton Bushati, presidenti ukrainas, mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e shtetit që udhëheq ai në Evropën Lindore, përfshirë këtu edhe Kosovën, përcjell Gazeta Express.

‘’Vizita e Volodymyr Zelenskyy në 🇷🇸 duhet të kuptohet në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraian. Askush nuk priste ndonjë përparim të madh. Megjithatë, Volodymyr Zelenskyy mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e 🇺🇦 në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën, e cila ka qëndruar fuqishëm në krah të Ukraina’’, ka shkruar Bushati.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër