Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Punimet për dy fazat e para të Bypass-it të Elbasanit kanë nisur pas lidhjes së kontratave, ndërsa financimi për fazat pasuese të projektit do të vijojë edhe në buxhetin e vitit 2027, bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

I pyetur nga mediet pas mbledhjes së qeverisë për ecurinë e punimeve, Karakaçi tha se kontratat për dy fazat e para janë lidhur dhe puna ka vijuar në terren.

“Kemi lidhur kontratat për dy fazat e para. Aty ku përfundon autostrada Tiranë-Elbasan, ku krijohet dhe fluksi më i madh i trafikut, tashmë kontratat janë lidhur dhe vijon avancimi i punimeve” , deklaroi Karakaçi.

Ministri theksoi se në këto dy faza nuk parashikohen shpronësime të mëdha, pasi një pjesë e tyre është kryer më herët.

“E kam ndjekur vetë në terren ecurin e punimeve në këtë kantier dhe fatmirësisht, në të dyja këto faza nuk kemi nevojë për shpronësime të mëdha, sepse një pjesë e këtyre shpronësimeve janë kryer në një kohë të mëparshme dhe, si e tillë, presim të vijojë puna me ritme të mira”, u shpreh ai.

Karakaçi bëri të ditur gjithashtu se edhe në buxhetin e vitit 2027 do të vijojë financimi për fazat pasuese të Bypass-it të Elbasanit.

“Lajmi i mirë është që edhe në buxhetin e vitit 2027 ne do të vazhdojmë me financimin e fazave pasuese të Bypass-it të Elbasanit, që është një nyje strategjike e veprave infrastrukturore në vend, që bën ndarjen e juglindjes me jugun e Shqipërisë”, deklaroi Karakaçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër