Shkup, 08 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se nga sot nis aksioni më masiv ekologjik në Ballkan, “Generalka Vikend”, i cili këtë vit do të mobilizojë dhjetëra mijëra vullnetarë nga 80 komuna, më shumë se 600 organizata, institucione publike, kompani private dhe mbi 250 institucione shtetërore.
“Është një nder i veçantë që sot jemi së bashku me presidenten e Republikës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, me zonjën Rozi Mickoska, ambasadorin e Austrisë Martin Pamer, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, si dhe zëvendësen Ane Lashkoska.
Ngjarja e sotme është një mesazh i fuqishëm. Mesazh se mjedisi i pastër jetësor është përgjegjësi e përbashkët, se secili prej nesh ka rol në pamjen e rrugës së tij, lagjes së tij, qytetit dhe shtetit të tij.
Përveç në Shkup, ky aksion i madh po realizohet në 500 lokacione anembanë Maqedonisë. Kjo tregon se kur ka vullnet, organizim dhe dashuri ndaj atdheut, mund të bëjmë ndryshim të madh.
Për ne, si Qyteti i Shkupit, pastërtia e kryeqytetit është një nga prioritetet më të rëndësishme. Shkupi është fytyra e Maqedonisë. Shkupi është shtëpia e qindra mijëra qytetarëve, qytet në të cilin çdo ditë jetojmë, punojmë, lëvizim, rrisim fëmijët tanë dhe presim mysafirët tanë”, tha kryetari i komunës.
Orce Gjorgjievski: Nis aksioni më masiv ekologjik në Ballkan, mjedisi i pastër është përgjegjësi e përbashkët
955
Artikulli i mëparshëm
