Prishtinë, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Gëzim Berisha, i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vend të paraburgimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Sipas njoftimit të Gjykatës, masa do të zbatohet nga Stacioni Policor në Vushtrri, i cili është obliguar të monitorojë respektimin e saj dhe të njoftojë menjëherë gjykatën në rast të shkeljes.
Gjykata ka vlerësuar se arresti shtëpiak është masë e mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se i dyshuari dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre.
