Capital T dhe Ledri Vula të premten lansojnë këngën e re “DMP”

Nga D. V.
1,173 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperët e njohur Capital T dhe Ledri Vula, janë në përgatitje të një projekti të ri muzikor së bashku.

Kënga, e cila është pjesë e albumit “Skulpturë” të Kapos, sipas një njoftimi të fundit do të publikohet të premten.

Këtë e bëri të ditur vet reperi përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë personale, Instagram.

Capital T dhe Ledri Vula (Foto: Instagram)

“DMP me Ledri Vulën të premten në ora 17:00, Skulpturë”, ka shkruar krahas një ‘boomerang-u’ që ka hedhur 28-vjeçari.

Fansat duket se mezi po presin për bashkëpunimin e dyshes së njohur, ndërsa ky është dueti i parë i tyre.

Albumi i ri i Capital T përndryshe do të lansohet i plotë më 1 korrik, në të cilin do të përfshihen bashkëpunime e shumë projekte interesante.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër