Çfarë solli takimi Mucunski-Çamova në Sofje? Kërzhallovski: Dinamikë e re dhe hapja e çështjeve të tjera të kontestuara në tryеzë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 tetor Zhurnal.mk – Bisedimet mes ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Mucunski dhe Çamova, të cilat u mbajtën dje në Sofje, nuk sollën ndonjë rezultat, pasi të dy dolën nga takimi pa lëvizje në qëndrimet rreth çështjeve të hapura.

Edhe pse vetë Mucunski e cilësoi takimin si konstruktiv, por pa ndonjë përparim, megjithatë, ulja në një tryezë të përbashkët përbën një rezultat të caktuar, pasi bisedime dhe kontakte mes Shkupit dhe Sofjes nuk ka pasur prej kohësh.

Drejtuesi i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) thotë se vetë takimi solli një dinamikë të re, pasi u zhvillua sërish dialog në nivel të lartë për integrimin evropian të Maqedonisë. Pritjet e tij janë që gjatë bisedimeve të jenë hapur edhe çështjet lidhur me detyrimet e tjera të marra përsipër, të cilat mund të paraqesin bllokada të reja.

“Besoj se janë ndarë shqetësimet, veçanërisht nga ana jonë, se interpretimet e disa prej dispozitave që janë përcaktuar si detyrime, veçanërisht ato jashtë ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht nëse ndonjë prej hapave të mëtejshëm të paraparë aty, të cilët nuk janë të paktë, të paktën pesë, ka edhe elemente të tjera, si Komisioni i historisë, arkivat historike e kështu me radhë, nëse interpretimet e Bullgarisë mund të çojnë në bllokada të reja”, tha Aleksandar Kërzhalovski.

Në njëfarë mënyre, edhe vetë ministrja Petrova-Çamova deklaroi dje se nuk mund të japë garanci se, pavarësisht përmbushjes së detyrimit për ndryshimet kushtetuese, nuk do të ketë bllokada të mëtejshme. Kërzhallovski thotë se pret që në të ardhmen të intensifikohen bisedimet, gjatë të cilave do të hapej edhe tema e ndryshimeve kushtetuese me efekt të shtyrë.

“Pres që në periudhën e ardhshme të ketë kontakte dhe bisedime shumë më intensive për tejkalimin e bllokadës, nëse do të arrihet ndonjë lëshim nga ajo që Bullgaria ka deklaruar dhe pritur deri më tani, se negociatat nuk do të fillojnë derisa të përmbushet gjithçka. Besoj se do të ketë përpjekje në këtë drejtim, për shembull, që të riaktivizohet çështja e ndryshimeve kushtetuese me efekt të shtyrë”, tha Aleksandar Kërzhalovski.

Kërzhallovski konsideron gjithashtu se në bisedimet e mëtejshme është i nevojshëm edhe pranimi i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, ashtu siç kërkoi kryeministri Mickoski, por nuk pret që pala bullgare ta lejojë këtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër