14
Policia në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një burri dhe një gruaje, të dy 78-vjeçarë, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.
Sipas MPB-së, burri me inicialet A.J. dyshohet se ka falsifikuar kontratën e shitblerjes së një banese, duke ndryshuar të dhënat e blerësit dhe duke shtuar një nënshkrim.
Më pas, gruaja G.J. ka përdorur kontratën e falsifikuar, e cila është noterizuar, duke bërë që banesa të regjistrohet në emër të burrit.
Ndaj të dyve është ngritur kallëzim penal për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.
