“Çike çike luje belin”, Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri – përfshirë vargjet në shqip

Nga admin
726 e lexuar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka nisur zyrtarisht epokën e saj të re muzikore me publikimin e këngës së parë nga albumi i ri vizual, “Dirty Blonde”.

Projekti vjen si paralajmërimi i parë i albumit të shumëpritur “I Like You Better Than Me”, i cili tashmë ka ngjallur interes të madh te fansat.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe shënon vetëm fillimin e një serie prej gjithsej 13 këngësh që do të lansohen gradualisht.

Duke qenë se bëhet fjalë për një album vizual, çdo projekt pritet të shoqërohet me klip përkatës, duke e kthyer publikimin në një eksperiencë të plotë audiovizuale për publikun.

Po në të njëjtën ditë, artistja publikoi edhe një video përmbledhëse me fragmente nga të gjitha këngët e albumit, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pjesa nga kënga Çike ike.

Në këtë fragment, ajo surprizon fansat duke kënduar në shqip vargjet: “Çike çike, luje belin çike; Ti je një bombë, bombë atomike”, një detaj që është pritur me entuziazëm nga publiku shqiptar.

Albumi i plotë pritet të publikohet shumë shpejt dhe, duke gjykuar nga reagimet e para dhe kurioziteti i fansave, pritet të jetë një tjetër sukses i madh në diskografinë e artistes. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër