Cleveland ngritin epërsinë falë shkëlqimit të dyshes Harden – Mitchell

Nga D. V.
137 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Janë zhvilluar ndeshje të reja në Play-Off të NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe rezultatet befasuese.

Basketbollistët e Clevelandit mposhtën Toronton me rezultatin 115:105 dhe morën epërsinë 2-0 në serinë e raundit të parë të play-off-it të Konferencës Lindore të Ligës NBA.

Cleveland vendosi ritmin që nga fillimi dhe pati një epërsi prej 26:19 pas çerekut të parë, duke e rritur atë çerek pas çereku, duke regjistruar përfundimisht fitoren e dytë në seri.

– YouTube  www.youtube.com

Cleveland u udhëhoq drejt fitores nga lojtarët e tyre më të mirë Donovan Mitchell dhe James Harden.

Mitchell e përfundoi ndeshjen me 30 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Harden pati një performancë prej 28 pikësh, 5 kërcimeve dhe 4 asistimesh.

Basketbollistët e Minesotës mposhtën Denverin jashtë fushe me rezultatin 119:114 dhe barazuan rezultatin në 1:1 në serinë e raundit të parë të playoff-eve të Konferencës Perëndimore.

– YouTube  www.youtube.com

Fitore mori edhe Atlanta Hawks në udhëtim te New York Knicks 106:107 për të barazuar serinë në 1-1. 

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër