Çmimet janë rritur me 3.2% edhe sipas metodës së Eurostat, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi

Nga L. M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin Qershor 2026 është 3,2 %, sipas publikimit të fundit të INSTAT.

Edhe sipas publikimit më të hershëm të INSTAT, çmimet u rritën me 3.2%.

Në ndryshim nga INSTAT, sipas indeksit të harmonizuar, ndikimin më të madh në rritje e çmimeve e kanë dhënë ushqimet deh elementi i dytë është argëtimi. Ndërsa sipas INSTAT, faktori i dytë me ndikimin më të madh ishin qiratë, ujë, energji.

Sipas publikimit të fundit, Kontributin kryesor në rritjen vjetore të çmimeve në muajin Qershor e dha grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,02 pikë përqindje, me një rritje vjetore me 2,9 %, pasuar nga grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me një kontribut prej +0,65 pikë përqindje dhe rritje vjetore prej 10,2 %.

Restorante dhe shërbime akomodimi” me një kontribut prej +0,56 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 3,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me një kontribut prej +0,25 pikë përqindje dhe një rritje vjetore me 4,9 %, “Transporti” me një kontribut prej +0,16 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 1,9 %, “Shërbimi arsimor” me një kontribut prej +0,15 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 3,3 %, “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me një kontribut prej +0,12 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 3,8 %, “Shëndeti” me një kontribut prej +0,10 pikë përqindje dhe një rritje vjetore 1,9 %, etj.

Në Qershor 2026, çmimet e konsumit u ulën me 0,1 %, krahasuar me muajin e mëparshëm. Ulja mujore u ndikua kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Transporti” me 2,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,5 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” shënuan një rritje me 3,2 %, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 0,7 %, “Shëndeti” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,5 % secili, etj

Sipas Eurostat, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar./ Monitor

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër