Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Nga D. V.
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 11 maj, Zhurnal.mk – Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës, pasi bisedimet për paqe mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dështuan.

Një fuçi naftë “Brent” e Detit të Veriut për dorëzim në korrik u rrit me pak më shumë se 4% sot duke arritur në 105,76 dollarë.

Çmimi i naftës ishte rritur edhe në fund të javës së kaluar, pasi kishte rënë në 96 dollarë të enjten, mes shpresave për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, përpjekjet e Uashingtonit dhe Teheranit për të ulur tensionet kanë treguar pak përparim.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi përgjigjen më të fundit të Iranit ndaj një propozimi amerikan për përfundimin e konfliktit si plotësisht të papranueshme dhe vijoi me kërcënime të reja ndaj Teheranit.

Irani e hodhi poshtë propozimin amerikan, ndërsa mediat shtetërore e paraqitën atë si një kërkesë për dorëzimin e Teheranit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do ta vazhdojë luftën derisa të zgjidhen shqetësimet kryesore lidhur me programin bërthamor të Iranit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër