“Çohuni nga kafja”, dita e 16-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

Nga Xh M
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 qershor Zhurnal.mk – Po mbahet në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

“S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me këtë thirrje, si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.

Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.

Njoftimi i nismëtarëve:

Marshimi nga sot do të jetë brenda unazës.
Marshimi nuk do të ndahet në grupe.
Marshimi nuk duhet të marrë drejtime spontane.
Orari i fillimit të marshimit është 20:30.
Marshimi lë gjithmonë një korsi bosh për emergjenca.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, nismëtarët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.

“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do kujdesemi edhe për të për të shmangue incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’, u shpreh aktivisti Kola.

“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk do të përsëritet”, deklaroi një tjetër nismëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër