LSDM: Mickoski dhe Nikollovski kërkojnë alibi për zgjedhje të parakohshme

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Nga LSDM akuzojnë se kryeministri Hristijan Mickoski dhe bashkëpunëtori i tij Nikollovski po përpiqen të gjejnë justifikim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të, siç thonë nga partia, rënies së mbështetjes për VMRO-DPMNE dhe problemeve me të cilat përballet pushteti.

Nga partia opozitare pretendojnë se anketa e porositur nga pushteti ka treguar rënie të mbështetjes për VMRO-DPMNE për më shumë se 40 për qind krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Sipas LSDM, pushteti përballet me probleme ekonomike, skandale diplomatike dhe pakënaqësi te qytetarët.

Nga LSDM akuzojnë se buxheti është në mungesë serioze, se paralajmërohet ribalanc i tretë dhe se borxhi i shtetit për dy vite ka arritur katër miliardë euro. Partia pretendon se mungojnë mjete për pensionet dhe se nuk ka realizim të premtimeve për rritjen e pagës minimale në 600 euro, mbështetje për bujqit dhe ndihmë për të rinjtë.

Në komunikatë, LSDM kritikon edhe politikën ekonomike të Qeverisë, duke theksuar paralajmërimet për angazhimin e punëtorëve të huaj, hapjen e minierave të reja dhe realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjetike. Nga partia vlerësojnë se këto politika nuk ofrojnë zgjidhje për problemet me standardin e jetesës dhe ekonominë vendore.

Opozita drejton kritika edhe për politikën e jashtme të Qeverisë, marrëdhëniet me vendet fqinje dhe procesin e integrimit evropian. Nga LSDM thonë se pushteti nuk i përmbush premtimet për reforma dhe se përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga problemet ekonomike dhe politike përmes hapjes së konflikteve të reja.

LSDM akuzon edhe për ndërhyrje në gjyqësor, duke theksuar pretendimet për ndikime politike mbi procedurat gjyqësore dhe prokuroriale. Partia kritikon edhe punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe mungesën e raporteve publike për cilësinë e ujit në disa lokacione të vendit.

Nga LSDM vlerësojnë se në VMRO-DPMNE po rritet pakënaqësia dhe se një pjesë e anëtarësisë së partisë frikësohet se mbështetja do të vazhdojë të bjerë nëse nuk mbahen zgjedhje në të ardhmen e afërt. Sipas tyre, kërkesa për zgjedhje të parakohshme është përpjekje për të gjetur justifikim politik për gjendjen në shtet.

„Nga LSDM nuk do të marrin alibi. Nuk do të jemi alibi për organizatë kriminale“, porosisin nga partia, duke shtuar se pushteti duhet të japë llogari për veprimet e veta para gjyqësorit të pavarur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër