Dalin pamje nga aksidenti fatal në qarkoren e Shkupit, ku humbën jetën katër persona

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 maj, Zhurnal.mk – Janë publikuar pamjet e para nga aksidenti tragjik me pasoja të rënda që ka ndodhur në qarkoren e Shkupit, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Sipas informacioneve të deritanishme, përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që automjeti BMW të përfshihet menjëherë nga flakët.

Katër personat që ndodheshin brenda veturës nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa makina është shkrumbuar pothuajse tërësisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër