DAP: Të mërkurën do të ketë ndërprerje të përkohshëm të sistemit e-Tatime

Nga D. V.
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton tatimpaguesit dhe përdoruesit e sistemit e-Tatime se për shkak të një përmirësimi teknik të planifikuar të sistemeve të IT-së, të mërkurën, më 08.04.2026, duke filluar nga ora 14:00, do të ketë një ndërprerje të përkohshme në funksionimin e sistemit dhe shërbimeve elektronike.

Me qëllim që të sigurohet përmbushja e pandërprerë e detyrimeve tatimore, i nxisim të gjithë përdoruesit të përfundojnë aktivitetet e tyre para se të fillojë ndërprerja. Pas përfundimit të aktiviteteve teknike, sistemi do të jetë përsëri i disponueshëm për përdorim.

Nga DAP njëkohësisht falënderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër