Reagojnë familjarët e Benitës: Kjo është marri, kishim informacione të sigurta që Klodi ose ajo do digjeshin për Hygertën

Nga Xh M
796 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas eliminimit të mbrëmshëm nga Big Brother VIP Kosova, nuk ka munguar një reagim i menjëhershëm nga familja e Benita Zena, e cila menaxhon edhe llogarinë e saj në rrjete sociale, duke ngritur dyshime dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit.

Fillimisht, pak para se të shpalleshin finalistët, në InstaStory u publikua një mesazh ku shkruhej: “Çdo votë e kemi faktike”, duke lënë të kuptohej se ata kishin bindjen se mbështetja e publikut ishte në anën e Benitës.

Mirëpo, pasi në finale u shpall Hygerta Sako ndërsa Benita mbeti jashtë garës, reagimi u ashpërsua. Në një tjetër story u publikua deklarata: “Këtë story e kemi bërë rreth 40 minuta më herët që me iu tregu që votat i kemi faktike pavarësisht që kemi marr informacione të sigurta që Benita ose Klodi do të djegën për Hygertën! Por produksioni prapë vazhdojmë me dëshirën e vet që ishte Hygerta”, një mesazh që u interpretua si akuzë për manipulim rezultatesh.

Reagimet nuk përfunduan me kaq. Familjarët publikuan edhe një postim në profilin e saj, ku shkruhej: “Falemindetit Big Brother VIP Kosova, mbani premtimet, por votat dhe faktet i kemi! Definitivisht është marri”, duke e bërë të qartë pakënaqësinë e tyre për rezultatin final të gjysmëfinales.

Benita, e konsideruar një nga banoret më të zëshme dhe më të komentuara të këtij edicioni, nuk arriti të siguronte një vend në finale, duke u eliminuar së bashku me Dolce dhe motrat Aurora Rrusta dhe Suanita Rrusta. Situata mbetet e hapur për reagime të tjera, ndërsa publiku pret të shohë nëse produksioni do të japë një qëndrim zyrtar lidhur me pretendimet e ngritura.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër