Davkova nga Ankara: Më çudit si në NATO ka mirëkuptim, ndërsa BE na mban 20 vjet në labirint

Nga D V
1,843 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska‑Davkova sot, pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, në kuadër të Samitit të NATO‑s në Ankara, dërgoi një mesazh për partnerët evropianë lidhur me status‑kuon shumëvjeçar të eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut.

Ajo theksoi dallimin në trajtimin e vendit nga dy organizatat kryesore ndërkombëtare.

“Ngandonjëherë më çudit si është e mundur që të njëjtët shtetarë, të njëjtët presidentë, të njëjtët kryeministra, brenda NATO‑s të sillen në një mënyrë dhe të tregojnë mirëkuptim, ndërsa kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, 20 vjet të na mbajnë në labirint. Është koha që kjo të tejkalohet”, tha Siljanovska‑Davkova.

Presidentja informoi edhe për takimet në margjinat e samitit, ku ka realizuar kontakte me liderë rajonalë dhe mbështetës të procesit.

“Ajo deklaroi se mbrëmë ka pasur një takim të shkurtër me kryeministrin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili i ka thënë se nuk janë vetëm fqinj, por se ai e konsideron si mike – gjë që, siç tha, është frymëzuese dhe inkurajuese. Ka pasur edhe një bisedë më të gjatë me kryeministrin hungarez, Péter Magyar, i cili ka thënë se do të mbështesë edhe më fuqishëm Ballkanin Perëndimor, se na mbështet plotësisht dhe se është e pashmangshme që, për stabilitet dhe paqe në Ballkan, vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër