De Sousa: Anëtarësimi i Shqipërisë në 2029 në BE i mundshëm, por kërkon shumë punë e përpjekje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi sot se anëtarësimi i Shqipërisë në BE në vitin 2029 është një objektiv i mundshëm, por kërkon përpjekje të mëdha dhe përshpejtim të punës për përmbushjen e reformave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, për dorëzimin zyrtarisht të progresraportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve se a mund të jetë 2029 viti kur Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian, De Sousa tha se “është e mundshme, por është punë shumë sfiduese, kërkon shumë përpjekje dhe shumë punë”.

“Pjesa e fundit është ai ritmi i fundit që ti duhet t’i japësh vetes dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e ligjeve, por me zbatimin e reformave, me diskutimet që duhet të bëhen me të gjithë shoqërinë shqiptare që të tregojë se çfarë janë këto reforma dhe siç e dini nuk kemi shumë kohë”, nënvizoi De Sousa.

Ambasadorja e BE-së, De Sousa tha se “Shqipëria deri më tani ka treguar që ka mundësinë të përballet me këto sfida dhe t’i arrijë ato. Kështu që nuk kam arsye për të dyshuar”.

“Pra, kemi një kalendar të caktuar dhe gjithçka do të varet nga ritmi dhe mënyra se si do të miratohen këto reforma dhe se si do të vihen ato në zbatim. Është e rëndësishme që ky të jetë synimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe meqenëse është i tillë të gjithë qytetarët shqiptarë të jetë pjesë e tij”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura