Dega e Sarajit zgjedh delegatët për Kongresin IX të PDSH-së

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 maj Zhurnal.mk – Kuvendi Zgjedhor i Degës së Sarajit miratoi delegatët dhe propozim-listën e anëtarëve për Kuvendin Qendror, në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e Nëntë të Partisë Demokratike Shqiptare.

Në degën e Sarajit u mbajt Kuvendi Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Gjatë punimeve, kuvendarët zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Sarajit në Kongresin IX të PDSH-së. Gjithashtu, u miratua propozim-lista e anëtarëve për Kuvendin Qendror të partisë.

Kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, vlerësoi rëndësinë e proceseve të brendshme organizative dhe theksoi:

“PDSH-ja duhet të vazhdojë të forcohet përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të secilit aktivist.”

artikuj të ndërlidhura