Prishtinë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë sot se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e rrjedhjes së lumit Ibër nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.
Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Annita Hipper në një përgjigje për gazetarë në një konferencë për media theksoi se deklarata e bërë nga zyrtarë të Serbisë nuk i kontribuon normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“…Do të nisi me çështjen kryesore, ajo është deklarata e bërë, përfshirë ajo për ndryshimin e rrjedhës së lumit. Këto veprime nuk mbështesin qëllimin për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të bëhet vetëm përmes dialogut. Po ashtu rikujtojmë se progresi në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për avancim në rrugëtimin evropian”, është përgjigjur Anita Hipper.
Tutje, në pyetjen shtesë të gazetarit, lidhur me ndërlidhjen e këtij rasti me atë Shqipëri, ku është thënë se projekti në Zvërnec, nëse vazhdon mund të ketë pasoja për integrimin evropian, u përgjigj zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ariana Podesta.
Ajo se nuk duan të spekulojnë rreth ndikimit në procesin e zgjerimit, por tha se situatat janë të ndryshme.
“Në përgjithësi, ne nuk spekulojmë për procesin e anëtarësimit. Kjo nuk do të thotë se, vetëm pse themi diçka në një rast, duhet ta themi gjithmonë. Situatat janë të ndryshme”, tha Podesta.
