Denaj: Ferma në Petrelë, provë me 3 kultivarë të rinj të domates

nga D V

Arbeni, në fshatin Shytaj, Petrelë ka ngritur fermën e tij në 3 hektarë tokë, ku kultivon vreshtin, ullirin, perimet e fushës dhe bimët e arave.

Prodhimet e fermës së tij shkojnë të gjitha në agroturizmat e zonës, sidomos rrushi, i cili përdoret për verë në këto agroturizma.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ndau sot në rrjete sociale pamje nga kjo fermë.

“Ferma e Arbenit është një nga fermat model, ku specialistët e AREB Tiranë në bashkëpunim me QTTB Lushnjë kanë vendosur këtë vit në provë 3 kultivarë të rinj të domates, njëri prej të cilëve kultivar autokton”, tha Denaj.

Denaj vuri në dukje se, falë këshillave të specialistëve të AREB Tiranë dhe QTTB Lushnjë, këto kultivarë kanë pasur një zhvillim mjaft të mirë dhe janë përshtatur shumë mirë me zonën ku u mbollën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More