Dënimi i katërshes së UÇK-së, Kosova reagon

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar katër ish-krerët e UÇK-së, duke shqiptuar dënim prej 25 vjetësh burgim për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet për Kadri Veselin dhe 13 vjet për Rexhep Selimin.

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Pas shpalljes së këtij aktgjykimi kanë nisur reagimet e para nga skena politike, familjarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura