LSDM: Mickoski do ta mbajë çmimin e rrymës me kredi faturën përsëri do ta paguajnë qytetarët

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – LSDM si parti opozitare në kumtesën e sotshme ka komentuar qëndrimin e kryeministrit mbi atë që nuk do të ketë shtrenjtëim të rrymës elektrike.

„Edhe një huamarrje. E re. Hajduti Mickoski përsëri del me të njëjtën histori truku. Tani përmes ESM‑së kërkon kredi prej rreth 33 milionë euro për bateri në Manastir. Do t’ju thotë: kjo është që të mos rritet çmimi i rrymës. Nuk është. Bateritë nuk prodhojnë rrymë të lirë. Ato e vendosin rrymën në depo dhe e lëshojnë më vonë“, thonë nga SDSM.

„Si frigorifer për kilovatë. Kjo mund të ndihmojë rrjetin. Por nuk e paguan faturën tuaj. Kredia është borxh. Borxhi kthehet. ESM tashmë po fundoset – ka humbje mbi 100 milionë euro, më pak rrymë vendore, import më të shtrenjtë.

Kur ndërmarrja shtetërore nuk ka para ta kthejë kredinë, e kthen shteti. Shteti i merr paratë nga qytetarët: nga tatimi, nga fatura, nga ajo që nuk ka për paga dhe pensione.

Sot thonë nuk ka shtrenjtim. Nesër vjen kamata. Çmimin nuk e mbajnë. E fshehin në kredi. VMRO‑OKG kështu punon me gjithçka. Koncert – “zero denarë“ për DJ‑në, pastaj Lotaria paguan 5,5 milionë euro.

Tani rrymën ‘e mbajmë’, ndërsa qytetarët do ta kthejnë – me 33 milionë plus kamatë. Nëse donte rrymë të lirë, do ta prodhonte në vend. Do ta rregullonte ESM‑në. Nuk e bën. Merr kredi.

Nuk ka bateri falas. Ka kredi. Ka kamatë. Ka bandë që e feston kredinë si kujdes. Qytetari paguan dy herë – një herë në matës, herën e dytë kur kthehet kredia“, thuhet në kumtesën e SDSM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër