Deputetë të PD-së në Shqipëri shfaqen me simbole të UÇK-së pas vendimit të Speciales në Hagë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), disa deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Shqipëri janë shfaqur publikisht me simbole të UÇK-së në veshjet e tyre.

Gjesti është bërë në shenjë solidariteti me ish-komandantët e UÇK-së dhe si një qëndrim publik ndaj zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor në Hagë. Deputetët kanë zgjedhur që përmes veshjes dhe simboleve të përcjellin mesazhin e tyre në mbështetje të figurave të ish-UÇK-së. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër