Shkup, 18 Mars, Zhurnal.mk – Dy deputët shqiptarë e kundërshtarë politik janë përplasur publikisht lidhur me komunikimet që shërbimi i kuvendit bënë me anëtarët e parlamentit, transmeton zhurnal.mk.
Blerim Bexheti i BDI-së thotë se atij i vijnë njoftimet përmes porosive në telefon me shkrim vetëm në gjuhën maqedonase, mirëpo deputetja e VLEN-it Saranda Imeri–Stafai iu kundër-përgjigj dhe tha se ajo i merrë të njëjtat në të dy gjuhët: maqedonisht dhe shqip.
Bexheti përmes një teksti në FB të tij e akuzoi kryetarin e kuvendit, Afrim Gashi.
“SMS-të vetëm në maqedonisht të Afrim Gashit nuk janë ‘gabim teknik’. Janë sinjal politik: se gjuha shqipe po trajtohet, jo si e dorës së dytë, por si gjuhë jozyrtare, madje as si ‘gjuhë e përkthyer’,” shkroi deputeti i BDI.
Por deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri-Stafaj, ia hodhi poshtë akuzat Bexhetit.
“Ashtu si e bën kërkesën, ashtu vijnë edhe mesazhet. Blerim (Qoseto) Bexheti kërkesën e ke vetëm në gjuhën maqedone. Goxha shume ishe lodh tu shkrujt. Mua kështu më vijnë. P.S. Atë që nuk e bëri Talati për 7 vjet(mesazhet ne gj.shqipe),Afrim Gashi e beri per 7 muaj!,” tha ajo në FB, duke publikuar një kopje të porosive/njoftimeve që merrë nga shërbimi i kuvendit në të dy gjuhët.
