Bujqit parlajamërojnë rritje çmimesh, ministri premton masa lehtësuese në rast nevoje

Nga D. V.
1,488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 Mars, Zhurnal.mk – Bujqit e Maqedonisë së Veriut sot tërheqen vërejtjen për rrezikun e rritjes së çmimeve të prodhimeve bujqësore për shkak të rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare për shkak të luftimeve në Lindje të Mesme, ndërkohë që anëtarë të qeverisë premtuan se në rast nevoje do të ketë masa lehtësuese për t’i dalë përballë rritjesë së çmimeve të prodhimeve të këtij sektori.


Kryetari i Federatës Kombëtare të Fermerëve, Stevançe Jordanoski, sot e ka ftuar qeverinë që të ndërhyjë me kohë për shkak të telasheve të reja të shaaqura me rritjen e çmimeve të naftës. Ai në një takim të sotëm ka ftuar qeverinë për përdorimin e fondit të krizës për furnizim me lëndët e para.


“Me ngjarjet aktuale në botë dhe luftën që askush nuk e dëshiron, ka pasur turbulenca të mëdha në tregjet e naftës, dhe të gjitha lëndët e para dhe plehrat vijnë nga ai rajon. Presim rritje të mëdha të çmimeve edhe në shitjen me pakicë. Shteti, përkatësisht Ministria e Bujqësisë, duhet të marrë masa në kohë, siç është aktivizimi i të ashtuquajturit fond krize për të përmbushur nevojat në furnizimin e lëndëve të para dhe plehrave,” tha Jordanoski gjatë takimit të sotëm.


Sipas ministrit të Bujqësisë Cvetan Tripunovski, qeveria do të ndërhyjë me masa lehtësuese nëse do të jetë e nevojshme.


“ Ajo që është e rëndësishme në lidhje me çmimin e plehrave dhe derivateve të naftës është se si ministri e monitorojmë situatën çdo ditë. Do të shohim se në cilin drejtim do të lëvizin. Nëse është e nevojshme, natyrisht si ministri do të dalim me masa dhe propozime konkrete për përmirësimin e një situate të tillë,” tha ai.


Ndërkohë në takim u fol edhe probleme të tjera për bujqit e vendit. Bujqit u ankuan për çmimet e ulëta të blerjes në tregun vendor, mungesën e fuqisë punëtore, infrastrukturën dhe ndikimet negative të ndryshimeve klimatike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër