“Deputetët po kërcënohen me jetë” Balla kërkoi mbylljen e diskutimeve

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 prill – Zhurnal.mk – Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ka deklaruar se deputetët në sallën e Kuvendit po kërcënohen me jetë, duke kërkuar mbylljen e diskutimeve dhe kalimi në votim të menjëhershëm të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës.

“Edhe pas shumë përpjekjesh nga ana juaj për të vendosur rregullin në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, edhe kur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallën e Kuvendit, kur deputetes një deputete tjetër i thotë: “Nuk shkel më këtu.””

“Kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, siç përcaktohet nga rregullorja, po qeshni, qeshni. Në këto kushte, zoti kryetar i Kuvendit, bazuar në nenin 49, propozoj përmbylljen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim. Ju lutem ta hedhim në votim kërkesën time”., shtoi Balla./A2 CNN

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër