Deputetja e re e PS, Ilva Gjuzi: Nga auditorët e Cambridge te sfidat e politikës shqiptare

Nga Xh M
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 maj Zhurnal.mk – “Për të ndërtuar një godinë nga e para është më e thjeshtë dhe më komode sesa të rikonstruktosh një godinë ekzistuese”, si arkitekte, Ilva Gjuzi mendon njësoj edhe për brezat e politikës në PS, por edhe më gjerë. Ajo beson se një i ri në politikë është një investim më i sigurt për të ardhmen e partisë, të qeverisjes dhe të Shqipërisë, në krahasim me ata që kanë një përvojë më shumë se tre apo katër mandate.

Por, sipas saj, përvoja deputetëve me shumë mandate, në PS është gjithashtu një aset shumë i rëndësishëm. Ilva Gjuzi është ndër deputetet e reja të Partisë Socialiste, e angazhuar më herët në kabinetin qeveritar si zv/ministre. Ajo rrëfen rrugëtimin e saj në politikë, takimin e parë me Ramën dhe ftesën e tij për t’iu bashkuar ekipit të Partisë Socialiste. Kthimi në Shqipëri pas diplomimit në një prej universiteteve më të mira në botë, Cambridge, nuk ka qenë arsyeja për të hyrë drejtpërdrejt në politikë, por një zgjedhje e hershme, që në nisje të studimeve.

Ajo është arkitekte në profesion dhe fillimisht e ka nisur angazhimin profesional në sipërmarrjen familjare. Si nënë e katër fëmijëve, flet për sfidat e hapësirës që duhet të balancojë mes familjes dhe angazhimit në politikë.

Gjuzi ndalet edhe te eksperienca e deritanishme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, aty ku shpesh ka kaos dhe gjuhë rruge. Megjithatë, ajo sheh potenciale pozitive si brenda grupit politik ku bën pjesë, ashtu edhe te kundërshtarët. “Ka padyshim potencial të rëndësishëm në grupin parlamentar democrat, të opozitës në tërësi, por mungon hapësira që ata të tregojnë potencialin e tyre”, thotë Gjuzi.

Ajo flet edhe për punët e Shqipërisë, ku sipas saj nuk duhet vetëm propagandë, por më shumë llogaridhënie dhe një proces bashkëbisedimi me qytetarët për punët që janë bërë, por edhe më shumë për punët që do të bëhen dhe mënyrën se si duhet të bëhen. Marrëveshja e fundit e mazhorancës me opozitën, për Gjuzin, është një sinjal shumë i rëndësishëm pozitiv për të ecur më shpejt drejt anëtarësimit në BE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër