Merkel kritikon BE-në: Duhet të kishte më shumë dialog me Rusinë! Gabim që vetëm SHBA mban kontakte me Putinin

Nga Xh M
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Berlin, 18 maj Zhurnal.mk – Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar Bashkimin Europian për mungesën e përpjekjeve diplomatike me Rusinë, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Në një intervistë për transmetuesin gjerman WDR, Merkel tha se mbështetja ushtarake për Ukrainën është e drejtë, por shtoi se Evropa nuk po shfrytëzon mjaftueshëm fuqinë e saj diplomatike.

“Është gabim që vetëm SHBA të mbajë kontakte me Rusinë. Evropa duhet të përdorë më shumë ndikimin e saj diplomatik”, u shpreh ajo.

Merkel theksoi se kishte propozuar krijimin e një kornize dialogu mes BE-së dhe Rusisë në vitin 2021, por ideja nuk u realizua për shkak të mosdakordësive brenda vendeve anëtare.

Ajo shtoi se diplomacia duhet të mbetet pjesë e zgjidhjes së konflikteve, duke kujtuar edhe përvojën e saj në negociatat me Rusinë dhe Ukrainën gjatë viteve të mëparshme.

Ish-kancelarja gjermane drejtoi Gjermaninë nga viti 2005 deri në 2021 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e BE-së me Moskën para luftës në Ukrainë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër