Deri në 100 ushtarë në kufi, rriten masat e sigurisë pranë Kaliningradit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Riga, 08 tetor, Zhurnal.mk – Lituania po forcon kufirin e saj me rajonin rus të Kaliningradit, si masë paraprake, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Martynas Katelynas.

Katelynas tha se i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, Robertas Kaunas të dërgojë ushtarë për të ndihmuar rojet kufitare.

Ai theksoi se situata në kufi është aktualisht, e qetë dhe se dërgimi i ushtarëve është një masë parandaluese.

Ministri i Mbrojtjes miratoi dërgimin e ushtrisë dhe tha se deri në 100 ushtarë do të dislokohen për të ruajtur kufirin.

Plani është që ushtarët të qëndrojnë në zonën kufitare pranë Kaliningradit për disa javë.

Numri i ushtarëve dhe kohëzgjatja e qëndrimit mund të ndryshojnë, në varësi të zhvillimit të situatës.

Lituania është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ajo kufizohet me rajonin rus të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë, e cila është aleate e Rusisë.

Që prej sulmit rus ndaj Ukrainës, autoritetet lituaneze kanë shprehur shqetësim të veçantë për sigurinë e vendit.

Si ministri i Brendshëm, edhe ministri i Mbrojtjes përmendën si një nga arsyet për dërgimin e ushtarëve, incidentin në kufirin e Letonisë me Bjellorusinë.

Sipas tyre, persona të maskuar dyshohet se tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme, një grup emigrantësh përtej kufirit.

Ministri i Mbrojtjes tha se arsye të tjera janë, situata e përgjithshme e sigurisë në rajon dhe disa shenja që mund të tregojnë për një mobilizim të mundshëm ushtarak të Rusisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër