​Dështon mbledhja e KGJK-së, rend dite ishte zgjedhja e kryetarit

Nga D. V.
280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 prill – Zhurnal.mk – Ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit. Në rend të ditës ishin gjashtë pika. Pika e parë dhe kryesore e kësaj mbledhje ishte zgjedhja e Kryesuesit të KGJK-së, raporton KosovaPress.

Në rend dite ishte po ashtu, shpallja e konkursit për Kryetar të Gjykatës Administrative dhe themelimi i komisionit vlerësues për kandidatët.

Zëvendës kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku njoftoi se mbledhja do të mbahet në një datë tjetër për të cilën do njoftohet publiku.

“Mbledhja e sotme nuk mund të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Ahmet imami ka dërguar email se për shkaqe shëndetësore nuk mund të merr pjesë në mbledhjen e sotme. Mbledhja e radhës do të mbahet një datë tjetër që do të njoftoheni me kohë”, tha Sadiku.

Kandidat për Kryetar të KGJK-së janë Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër