Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë festuar martesën e tyre në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Siçili të Italisë.

Festimet, që zgjatën për tre ditë, u organizuan në ambientet elegante të Villa Valguarnera, pranë Palermos, ku morën pjesë familjarë, miq dhe emra të njohur të botës së artit.

Mes shumë momenteve të veçanta të dasmës, vëmendje të veçantë mori edhe gjesti i komunitetit arbëresh të Siçilisë.

Sipas raportimeve, përfaqësues nga Piana degli Albanesi udhëtuan drejt vendit ku po zhvillohej ceremonia për t’i rezervuar artistes shqiptare një surprizë të veçantë.

Një grup prej dhjetë vajzash, të veshura me kostumet tradicionale karakteristike të zonës, interpretuan këngë të vjetra arbëreshe, duke sjellë në festë tinguj dhe elemente të trashëgimisë shqiptare që ruhen prej shekujsh në Siçili.

Përveç performancës muzikore, mjeshtrit artizanë të komunitetit i dhuruan çiftit një kujtim simbolik dhe me vlerë kulturore.

Bëhet fjalë për vathët tradicionalë të njohur si “Panieri”, të punuar tërësisht me dorë, të cilët përfaqësojnë një nga elementet më të njohura të artizanatit arbëresh.

Ky gjest është vlerësuar si një shprehje e lidhjes së fortë që komuniteti arbëresh vazhdon të ruajë me rrënjët shqiptare, duke nderuar figura që promovojnë emrin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër