Dialog i hapur për përshpejtimin e reformave në drejtësi

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari zhvilloi një takim pune me drejtoreshën e Institutit për Politikë Evropiane (EPI), Simonida Kacarska, ku u diskutua për reformat aktuale në sistemin e drejtësisë dhe zgjidhjet ligjore që burojnë nga Agjenda e Reformave dhe Kapitulli 23.

Në takim u theksua rëndësia e dialogut të hapur dhe përfshirjes së sektorit civil në krijimin dhe zbatimin e reformave, si dhe në realizimin e Strategjisë së Zhvillimit Sektorial për drejtësinë.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se është konfirmuar përcaktimi për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv, me synim që reformat të mbështeten mbi prioritete të qarta, rezultate të matshme dhe standarde evropiane.

artikuj të ndërlidhura