Digjen dy automjete në Shkup, nuk ka persona të lënduar

nga D. V.

MPB njofton se në rrethinën e komunës së Aerodromit janë djegur dy automjete, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Sot (06.11.2025) në orën 03:46, në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të një qendre tregtare në zonën e komunës së Aerodromit, ishte djegur një automjet pasagjerësh “BMV” me targa të Shkupit, pronë e Zh.D. (52). Nga zjarri ishte përfshirë edhe një automjet pasagjerësh “Reno Megan” me targa të Shkupit, në pronësi të B.Z. (45). Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve – Shkup.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa inspektimin e kreu një ekip inspektimi nga SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More