Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës

Nga Xh M
1,707 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendimin për rritjen mesatare me 5,88% të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, krahasuar me vendimin e datës 13.07.2026, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe ajo EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen me nga 3,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet me 6,00 denarë për litër.

Vaji Ekstra i Lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 7,00 denarë më shumë për litër.

Ndërkohë, Mazuti M-1 SU pëson rritje prej 3,209 denarësh për kilogram, duke arritur në 45,373 denarë për kilogram.

Prej orës 00:01 të datës 21.07.2026, do të zbatohen këto çmime maksimale për derivatet e naftës:

EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 90,00 denarë për litër.

EUROSUPER BS-98 do të tregtohet me çmimin 92,00 denarë për litër.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 94,00 denarë për litër.

Vaji për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të ketë çmim prej 93,00 denarësh për litër.

Mazuti M-1 SU do të shitet për 45,373 denarë për kilogram.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër