Dimitrievski në takim pune me përfaqësues të një kompanie kineze

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Kumanovës, i shoqëruar nga sekretari i komunës dhe kryetarja e Këshillit Komunal, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të kompanisë kineze “China Shandong International Economic & Technical Cooperation Group Ltd.”. Në takim u diskutua për mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit afarist dhe realizimit të projekteve të ardhshme investuese në Kumanovë, me theks të veçantë në zonën industriale Novini dhe Reçicë.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe informacione lidhur me potencialin investues të komunës, mundësitë që ofron zona industriale, si dhe kushtet për realizimin e aktiviteteve dhe investimeve të ardhshme nga ana e kompanisë kineze.

Pjesë e delegacionit kinez ishin: Gao Jichao, drejtor i përgjithshëm i Sektorit të Marketingut, Shao Xu, menaxher biznesi në Sektorin e Marketingut, Ma Tongyue, sekretar në Zyrën për Çështje Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, si dhe Chen Yushan, drejtor i zyrës së avokatisë “Gemchen” nga Kina.

Komuna e Kumanovës mbetet e hapur për bashkëpunim me investitorë vendorë dhe të huaj, me qëllim tërheqjen e investimeve të reja, hapjen e vendeve të punës, nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e biznesit.

artikuj të ndërlidhura