Shkup, 18 prill, Zhurnal.mk – Ngërçi midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e që për pasojë ka bllokimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, do të duhej që të zgjidhet përmes dialogut midis të dy shteteve, porositi kështu Ambasadori suezed në Shkup, shkruan Zhurnal.mk.
Ola Sohlström tha në një intervistë me televizionin në gjuhën maqedonase Televizioni 24, se Sudia është kundër përdorimit të fuqisë së vetos në vendimmarrjet në Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë bëri thirrje për dialog midis Shkupit dhe Sofies për t’i dhënë fund eventualisht mosmarrëveshjeve midis tyre.
“…Ne nuk mbështesim veto. Sa i përket ngërçit të veçantë me Bullgarinë, kjo është diçka që duhet zgjidhur me një dialog të thellë midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë…,” tha ai.
Bulgaria refuzon që të njohë identitetin dhe gjuhën maqedonase, gjë që tashmë po shkakton frikën e partisë më të madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, të udhëhequr nga Kryeministri Hristijan Mickoski, se përpos kushtëzimit për futjen e bashkësisë bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Bulgaria më pastaj do të mund të ketë kërkesa dhe kushtëzime të tjera që pikërisht mund të bëjnë me identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase.
Në kundër-përgjigje ndaj kushtëzimit të parë për bashkësinë bullgare të imponuar nga Bullgaria, e pajtuar nga krejt 26 vendet e tjera të BE-së, Mickoski dhe VMRO-DPMNE i kanë bërë publike para-kushtet e tyre ndaj Bullgarisë dhe vet Bashkimit Evropian para se të nisin ndryshimet kushtetuese për bashkësinë bullgare.
Mickoski disa herë e ka thënë publikisht qëndrimin e tij se nuk do të ketë përmbushje të kërkesës së Bullgarisë dhe BE-së për ndryshimin e Kushtetutës, për sa kohë që Bullgaria nuk i plotëson kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti për sa kohë që Bullgaria dhe vetë BE-ja nuk japin garanci zyrtare se Sofja dhe BE-ja nuk do të kenë kërkesa dhe kushte shtesë për çështje që lidhen me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën gjuhë Bullgaria refuzon ta njohë si të tillë por e trajton si një derivat të gjuhës bullgare.
Në rrethana të këtilla kushtëzimesh nga të dy palët, procesi i anëtarësimit të vendit në BE është bllokuar krejtësisht dhe nuk po lëviz fare tash e katër vite, pikërisht sepse Bullgaria po e përdorë fuqinë e vetos së saj në vendim-marrje në Këshillin e Ministrave të bllokut evropian, njësoj siç e pat përdorur edhe Greqia kur e detyroi qeverinë e mëparshme për të ndërruar emrin kushtetutes si kush për anëtarësim në NATO.
Mirëpo tash kushtëzimi nga Bulgaria e BE i vendosur që nga Korriku i vitit 2022 nuk po zbatohet në kuvendin e Maqedonisë, sepse VMRO-DPMNE e ka shumicën e ulëseve e ku duhen dy të tretat nga 120 deputetë për të ndryshuar kushtetutën.
