“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas eliminimit i pari nga finalja, shfaq sjellje arrogante

Nga B.M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rogerti është finalisti i parë që është eliminuar në finalen e madhe të Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme, duke lënë shtëpinë në një moment shumë të rëndësishëm të garës.

Dalja e tij si i pari nga finalja u prit me emocione të forta, ndërsa ai u rikthye menjëherë në studion e spektaklit për të komentuar rrugëtimin dhe rezultatin e marrë.

Pasi u kthye në studio Rogerti u shpreh i zhgënjyer nga ky eliminim, duke e konsideruar renditjen e tij si një dështim personal në raport me pritshmëritë që kishte për veten në këtë garë.

Ai theksoi se objektivi i tij kryesor kishte qenë fitimi i çmimit të madh dhe se rezultati final nuk ishte ai që kishte shpresuar.

Ledioni: Si është ajo fjala “It’s finished” (Ka mbaruar).

Rogerti: “I katërti je dështim. I treti dështim, i dyti ndoshta mirë. Kurse i pari pastaj merr lekë.

Ledioni: Por, do të të them diçka të bukur; ndonjëherë të luash është po aq bukur sa të fitosh.

Rogerti: Nuk e di çka je duke thënë vëlla. Unë desha lekë. Lekët nuk i fitova. Kështu që hajde mirupafshim”.

Ledioni i sjell çekun prej 10 mijë eurosh që iu premtua çdo finalisti.

Rogerti: M’i jep këto lekët e mia që i kam fituar këtu, mos harroni edhe ato sfidat që i kam bërë, m’i llogaritni.

Ledioni: Ja 10 mijë euro si finalist, me kujdes.Rogerti: Për çka?

Ledioni: Me kujdes.

Rogerti: Po çka ke se e di se si i menaxhoj unë lekët e mia.

Gjatë këtij momenti, Rogerti u shfaq me një sjellje tëjet arrogante në komunikimin e tij në studio, gjë që u vu re edhe nga publiku.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër