Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa ishte e pranishme sot në ditën e dytë të Konferencës së Investitorëve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
“Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm për ekonominë europiane. Rajoni mund të kontribuojë në konkurrueshmërinë e Europës. Ekonomitë tona po integrohen gjithnjë e më shumë. Duhet të forcojmë lidhjet ekonomike dhe të nxisim zhvillimin e bizneseve rajonale. Duhet të krijojmë më shumë mundësi për investime në rajon. Synojmë forcimin e bizneseve lokale dhe përshpejtimin e anëtarësimit në BE. Anëtarësimi në BE krijon tregje konkurruese dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Ekonomia e Polonisë u trefishua pas anëtarësimit në BE. Përfitimet e integrimit fillojnë përpara anëtarësimit në BE. Synojmë afrimin e Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët europian. Fondet publike nuk mjaftojnë për transformimin ekonomik të rajonit. Qeveritë duhet të përshpejtojnë reformat dhe të forcojnë shtetin e së drejtës. Investitorët kërkojnë institucione funksionale dhe zbatimin e ligjit. Synojmë më shumë investime, konkurrueshmëri dhe rritje ekonomike”, tha ambasadorja Moreira de Sousa.
