GJKKO dënon kryebashkiakun e Vaut të Dejës me 100 orë punë në interes publik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli sot vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në zgjedhje.

Sipas medieve, trupi gjykues vendosi dënimin e tij me 100 orë punë në interes publik.

Shkreli ishte marrë i pandehur nga SPAK në tetor të vitit 2025 dhe prokuroria e posaçme i kishte kërkuar gjykatës shpalljen fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës akuzohet për një rast shit-blerje votash për një forcë politike në zgjedhjet e 11 majit.

artikuj të ndërlidhura