Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të kësaj ministrie, Donika Gërvalla.
“Dorëheqje”, thirrën protestuesit.
Ndërkaq, Gërvalla në konferencën e sotme mohoi se do ta japë dorëheqjen.
Në Prishtinë po mbahet protestë për të tretën ditë me radhë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Përveçse në Prishtinë, sot është protestuar edhe në Pejë e Mitrovicë, ndërsa dje pati protestë edhe në Ferizaj.
Derisa fajësuar hallkat zinxhirore të përgjegjësisë dhe duke konstatuar dështimin e tyre për të mbrojtur jetën e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, thanë se nuk do të japin dorëheqje, duke shtuar se ajo s’do t’i kontribuonte “fuqizimit të grave”.
