DITA

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Marìa Betnaza
Përktheu: Maksim Rakipaj

Pas një çasti si në të kaltër
që shfaqet në agim,
si muzg i ndërmjetëm mes natës dhe ditës,
shfaqet agim i trëndafiltë që rrezaton poezi
dhe nga lartësitë e tij
dielli, solemn dhe madhështor,
një puthje të butë atërore dërgon
mbi ballin e ditës.

artikuj të ndërlidhura