DO TË DËGJOJ ENGJËJT

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Jon Fosse
Përktheu: Maksim Rakipaj

Do t’i dëgjoj engjëjt që vijnë nga miqtë e mi të vdekur,
të heshtur si bora, të kthjellët si bora
Do ta shoh borën të shkrihet dhe të bëhet ujë
Do ta shoh të zhduket
dhe të kthehet, si shqiponjat
Do t’i shoh shqiponjat të mbërrijnë
të zhduken
dhe do ta dëgjoj muzikën
në lëvizjen që krijojmë
dhe kjo na krijon ne, krejt të kthjellët, në terr.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër