530
Pas paraqitjeve fantastike, Donat Rrudhani si dhe Kastriot Imeri kanë zënë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Të dy lojtarët ishin protagonist në fitoret e ekipeve të tyre, pra të Sionit dhe Young Boys.
Rrudhani realizoi gol në fitoren 3-0 të Sionit ndaj Luzern, ku këtë edicion duket se po e rikthen formën e dikurshme, me objektivin për të hyrë sërish në planet e përzgjedhësit Franco Foda te Kosova.
Në anën tjetër, Kastriot Imeri realizoi ndaj ish-klubit, me të cilin e fitoi titullin në Zvicër edicionin e fundit, pra Thun. Në këtë sfidë Young Boys regjistruan fitore të thellë prej 0-6.
Formacioni më i mirë i javës në elitën e futbollit zviceran sipas “SofaScore“.
